Vuçiq: Është e pakëndshme të flasësh me Kurtin, por edhe e lehtë

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se është e pakëndshme që të flas me kryeministrin Albin Kurtin, por se ishte më e lehtë që me të të fliste në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ai nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, nuk është i interesuar për të. Ai nuk flet. Është e pakëndshme të flasësh me të, por edhe më e lehtë”, tha Vuçiq si i ftuar në Happy TV, raporton Tanjug.

Vuçiq vlerëson se bisedimet me përfaqësuesit e tjerë të Kosovës ishin më ndryshe, ata folën për obligimet që nuk ishin të lehta për t’u përmbushur.

 

 

“Sot është më e lehtë për mua, por më e pakëndshme”, shtoi kreu i shtetit serb.

I pyetur se çfarë diskutuan në mënyrë specifike në Bruksel, aitha se bëhej fjalë për tre gjenocidet dhe shtoi se nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte nga Kurti.

 

\RTV-Okarina\