Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise

 

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë gjatë një sulmi në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Prince.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph.

 

 

Raportohet se në këtë sulm ka mbetur e plagosur bashkëshortja e presidentit.

Kryeministri në detyrë, Claude Joseph, tha se janë marrë të gjitha masat për ta garantuar vazhdimësinë e shtetit.