Me një sulm ajror lideri i ISIS në Siri Maher al-Agal, u vra të martën ka njoftuar sot Komanda Qendrore e SHBA’së (CENTCOM) transmeton Gazeta Metro.
Sulmi kishte cak al-Agal, një prej pesë liderëve të ISIS dhe lideri i organizatës terroriste në Siri, dhe një epror i lartë i ISIS që ishte në afërsi është plagosur rëndë në sulm sipas CENTCOM.
“Ky sulm konfirmon vendosmërinë e pal%kundur të CENTCOM për rajoni dhe mposhtjen e ISIS” ka thënë kolonel Joe Buccino, zëdhënës i CENTCOM.” Heqja e këtyre liderëve të ISIS do të pngojë aftësinë e organizatës terroriste në komplotin e kryerjes së sulmeve në botë”.
“ISIS vazhdon të paraqesë një kërcënim nda j SHBA’së dhe partnerëve në rajon” shtoi Buccino. “CENTCOM vazhdon të mbajë një prezencë të qëndrueshme në rajon dhe do të vazhdojë të zmbrapsë kërcënimet e sigurisë në rajon”.
Vrasja e raportuar vjen vetëm një ditë para vizitës së Presidentit të SHBA’së, Joe Biden, në Izrael dhe Arabinë Saudite.