Vrasja e Donjeta Pajazitaj – Arrestohet kryeplaku i fshatit

 

Të hënë është arrestuar  kryeplaku i fshatit Strellc, me inicialet H.P, lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:15, në Deçan.

 

 

Siç thuhet në raport, i arrestuari gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar i rastit ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake.

“Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor”, thuhet në raportin e policisë.