Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 194 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Policia e Kosovës apelon për respektim të rregullave të trafikut, respektim të kufizimit të shpejtësisë , në të kundërtën do të vazhdohet me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj të gjithë kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.