Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, me bashkëshorten Serveten, sapo kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre e të dalin në votime.
“Serveti dhe unë e kryjmë obligimin tonë kushtetuese, ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Sot është është dita e tyre, dëshiroj të falënderoj krejt stafin, nga zyrtarët e KQZ-së, monitoruesit dhe pres një proces të rregullt zgjedhor, sipas standardeve ndërkombëtare ku qytetarët e thonë lirshëm të drejtën e tyre”, tha Hoti.