Kuvendi i Kosovës ka votuar rekomandimet e Komisionit për gjendjen në sektorin e ujërave.
Lidhur me rekomandimet që Komisioni për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi që i ka propozuar Kuvendit lidhur me gjendjen e ujërave në Kosovë kanë votuar për 55 deputetë, asnjë kundër dhe shtatë deputetë kanë abstenuar.
Kujtojmë se me këtë votim u mbyll edhe seanca që ishte vazhdim e asaj të djeshme e që nisi nga ora 10:00.