Vonesa e pagave nxit 700 minatorë të futen në grevë

 

Janë futur në grevë rreth 700 punëtorë të cilët edhe pse kanë punuar, ende nuk kanë marrë pagën e janarit e tani janë edhe në pritje të pagës së shkurtit.

Ndërrimi i parë nuk ka filluar aspak punën dhe se minatorët e Stan Tërgut janë përkrahur edhe nga ata të Artanës,duke hyrë së bashku në grevë.

 

 

E kjo s’është për tu habitur aspak, pasi që, tash e disa kohë minatorët kosovarë ballafaqohen me telashe të tilla, ku nuk kryhen pagesat dhe realizimi i tyre është i vonuar në mënyrë të vazhdueshme.

/RTV-Okarina/