Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq lidhur me gjenocidin e kryer në Srebrenicë.
Çitaku i ka kërkuar Abazoviqit që të flas me Ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi lidhur me këtë çështje.
“Foli Ministrit tënd të Drejtësisë”, ka shkruar Çitaku.
Talk to your Minister of Justice. https://t.co/4sfQj09umd
— Vlora Çitaku 😷 (@vloracitaku) March 30, 2021
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka reaguar ashpër deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposavic, i cili pyetjes nëse ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, iu përgjigj duke thënë se nuk mund të njihte një ngjarje “për të cilën nuk ka njohuri”