Vjosa Osmani ushtarëve të Kosovës: Sikur Adem Jashari, ju keni mision që Kosova të mbetet një dhe e tërë

U.D e Presidentit Vjosa Osmani në fjalimin e saj në manifestimin qendror të Epopesë së UCK-së, ka thënë se sot jemi të lirë për shkak të familjes Jashari dhe të tjerave që dhanë atë më të çmuarën,  jetën.

Ajo ka thënë se secili në mënyrë të vetë ka dhënë kontribut për lirinë që sot e gëzojmë.

“Sot jemi të lirë sepse ky ishte vullnet i popullit të Kosovës duke kontribuar secili në mënyrë të vetë.

Po e shënojmë këtë manifestim në kazermën “Adem Jashari”, sepse ai është fryma është ideja dhe shpirti i forcës sonë të sigurisë. Ju keni dëshmuar që keni kapacitete që ta transformojmë FSK në ushtri. Sikur Adem Jashari dikur ju keni përpara një mision që Kosova të mbetet një dhe e tërë”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar tutje se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik, lufta jonë për liri mbetet e shenjt sikurse edhe shteti ynë ndaj dhe të dyjat do të jetojnë krahas njëra tjetrës”, theksoi ajo.

Osmani ka porositur ushtarët e Kosovës dhe tërë prijësit e shtetit të mos harrojnë porosit e Adem Jasharit, trasmeton Indeksonline

“Përgjatë tërë angazhimit tonë mos të harrojmë porosit e komandantit legjendar Adem Jashari, të mbesim këmbëngulës në parime, ta mbajmë besën e dhënë dhe që një jetë që e kemi të gjithë ne ta kemi për shteti tonë”, nënvizoj Osmani.