Përmes një postimi në llogarinë Facebook, U. d. së Presidentit, Vjosa Osmani, shpreh nder dhe kënaqësi të veçantë për mirëpritjen e sotme në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.
“Dy gra të jashtëzakonshme, me një vizion të qartë politik për vendin, përkushtim për avancimin e raporteve me Kosovën si dhe për avancimin e përfaqësimit gjinor në politikë dhe përtej”, shkruan Osmani përgjatë postimit në llogarinë Facebook.
/RTV-Okarina/