Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në një takim koordinues Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama, për çështje të mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.
\RTV- Okarina\