Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se 12.000 vaksina të AstraZenecas kanë afat deri më 31 korrik kurse një pjesë tjetër deri më 31 gusht.
Vita tha se ai është vaksinuar me një vaksinë që ka afat më të shkurtër të llojit të AstraZeneca.
“Nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar me këto vaksina, unë u vaksinova me vaksinën me afatin me të shkurtë, që skadon me 31 korrik. 12 mijë prej vaksinave që kanë ardhur nga Norvegjia skadojnë në fund të korrikut, pjesa tjetër në fund të gushtit”, deklaroi ai.