Vitia para Komisionit për Shëndetësi: Deri në fundvit presim që vendi të sigurojë deri në 2 milionë vaksina

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para komisionit për Shëndetësi në Kuvend të Kosovës ka thënë se deri në fund të vitit pritet që vendi të sigurojë deri në 2 milionë vaksina.

“Vaksinimi po hyn në një fazë të re. Siç jeni të informuar, gjatë kësaj kohe është me rëndësi të përmendet që janë siguruar edhe 1 milion e 200 mijë e bashkë me dozat e krijuara, deri në fund të vitit do të kemi deri 2 milion vaksina. Do të ketë edhe përpjekje për sigurimin të edhe më shumë vaksinave”.

Vitia është ankuar se nga Qeveria Hoti nuk kanë pranuar as një kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur kanë marrë detyrën, e as marrëveshjen e konfidencialitetit.

 

 

“Sa i përket furnizimit me vaksina, neve nuk na u është ofruar ndonjë kontakt me prodhuesit, ne i kemi vënë kontaktet dhe tashmë e kemi nënshkruar një kontratë. Neve nuk na u është ofruar as marrëveshja e konfidencialitetit, ato na u është dashur t’i sigurojmë nga prodhuesi”.

I pari i Shëndetësisë theksoi se situata pandemike është përmirësuar dukshëm.

“Situata me epideminë është përmirësuar ndjeshëm, paraqitet e qëndrueshme, janë ulur rastet me 70% ndërsa numri i rasteve në ditë është 40”.

 

\RTV-Okarina\