Me 19 mars mbahet takimi me publikun për draft Planin e Hollësishëm të Parkut të Biznesit

 

Komuna e Skenderajt njofton  të gjithë qytetarët e  Skenderajt, përsonat fizik dhe juridik, se në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2020, për Transparencë, Komuna e Skenderajt, me datë 19.03.2021, në sallën e Kuvendit Komunal , duke filluar nga ora 10:00, do të mbajë diskutimin publik për Draft Planin Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”, po ashtu takimi tjetër do të mbahet po me këtë datë në Polac në shkollën Fillore “Drenica”, në ora 14:00.

Ndërsa shqyrtimi publik i këtij projekti  zgjatë 30 ditë sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe ka filluar nga data 04.03.2021 kurse do të zgjasë deri me datë 04.04.2021.

 

 

 

Gjithashtu Draft Plani Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029” mund të shkarkohet përmes web faqes së Komunës së Skenderajt:https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/03/Draft-Plani-Rregullues-i-Hollesishem-Parku-Industrial-ne-Marine-2021-2029.pdf   po ashtu rekomandimet dhe sugjerimet eventuale qytetarët mund t’i paraqesin në adresën zyrtare: komuna.skenderaj@rks-gov.net.

/RTV-Okarina