Në Aeroportin e Prishtinës ka pasur vjedhje të radarëve civil të paketuar. Sipas raportit të policisë, njësitet doganore kanë raportuar për këtë vjedhje të pajisjeve mekanike.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policor.
Nuk është raportuar për persona të identifikuar dhe të arrestuar për këtë rast të vjedhjes.