Sot rreth orës 10:40, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.