Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetkasidenti që ka ndodhur në kilometrin që të shpie nga fshati Reqan për në fshatin Lubinje të Prizrenit.
Vetura kishte rënë nga një lartësi prej 30 metrave në lumin që ishte afër në atë zonë.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi, duke aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së kushteve dhe rrethanave të rrugës, ku më pas shoferi e kishte humbur kontrollin.
“Jetën e ka humbur bashkudhëtari që ishte në veturë, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë, ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me rastin është duke marrë prokuroria. Trupi i pajetë i viktimës është lëshuar për në shtëpi”,ka thënë Gashi.