Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i qartë.
“Tanimë që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, jemi në pritje të fillimit të numërimit edhe të votave me kusht si dhe ato të diasporës, të cilat kësaj radhe janë më shumë në numër se në çdo proces tjetër zgjedhor. Vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje kurrë nuk ka qenë më i qartë”, ka thënë ai.
Sipas Kryeziut, qytetarët duan ndryshim rrënjësor si në të bërit politikë, ashtu edhe në qeverisje.
“Vendi ka nevojë për një qeveri të re, pasi që për më shumë se shtatë muaj ka pasur një jolegjitimet dhe qeveri e jashtëligjshme. Ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve tjera”, potencoi Kryeziu.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%.