Lëvizja Vetëvendosje dega në Vushtrri dje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të kësaj komune, Ferit Idrizi ‘për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Ky kallëzim penal është dorëzuar pas anulimit të konkursit për drejtorë të shkollave në Vushtrri.
Lajmi është bërë e ditur nga dega e VV-së në Vushtrri.
“Grupi ynë kuvendar ashtu siç është zotuar nga fillimi do të vazhdojë të jetë gardian i demokracisë, ligjshmërisë dhe llogaridhënjes brenda Kuvendit Komunal dhe jasht ti në mbrojtje të interesit qytetarë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë sot më 18.07.2022, Grupi i Asambleistëve tanë në Kuvendin Komunal ka ushtruar Kallëzim Penal për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj kryetarit të komunës z. Ferit Idrizi në lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të shkollave.
Ju rikujtojmë se për disa seanca me radhë kryetari dhe subjekti i ti politik me arrogancën e numrave dhe retorikës pamundësuan qfardo debati në lidhje me ketë çështje në seancat e kuvendit.
Grupi ynë kuvendar ashtu siç është zotuar nga fillimi do të vazhdojë të jetë gardian i demokracisë, ligjshmërisë dhe llogaridhënjes brenda Kuvendit Komunal dhe jasht ti në mbrojtje të interesit qytetarë.