I shërbeu vendit me pushkë në dorë siç thotë ai që nga viti 1997, veterani i UÇK-së 65 vjeçar pasë 25 vjetësh nga lufta e tij dhe shokëve tjerë i adreson disa kritika për partinë pozitare, shkruan GazetaDemos.
“Mosmarrveshja” e veteranëve të UÇK-së me Qeverinë Kurti për të ka zgjidhje. Ai beson këto probleme do të rregulloheshin poqe se kryeministri Kurti apo dikush nga Qeveria do të bisedonte me dy-tre veteranë.
“Këta burra e gra është dashtë me vnu gishtin dhe me mendu çka me bë me këta pleq. Ka zgjidhje. U dashtë me dalë dikush prej Qeverie ose kryeministri me i marrë dy apo tre me ndjet deri në mbrëmje me bisedu me ata e me gjetë zgjidhje“, tha ai para kamerës së Demos-it.
Veterani i UÇK-së gjithashtu tregoi se nga 170 eurot të cilat i merrë, 48 nga to i shpenzon për mjekim pasi që plagët e tij të cilat i mori nga lufta çlirimtare e fundit në Kosovë janë ende të hapura.
Gjithashu ai tha se për të kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i dyshimtë dhe gënjeshtar, ndërsa kritikoi ashpër edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për veprimet e tij kundrejt Policisë pak para se të vinte në drejtim të shtetit.
“Ky së pari ka rrejt deri e bëri UÇK-në duke dhënë deklarata jo jam me Adem Demaçin, ky është i dyshimt…Qëky Sveklla a Sveçla s’di qysh e ka mbiemrin i prishke tullat e gurtë i hjeke me i gju Policinë, ai që e gjunë Policinë është armik i jemi“, u shpreh ai. /GazetaDemos/