Ka përfunduar turneu në futboll, i organizuar për nder të jetës dhe veprës heroike të dëshmorit të kombit, Ilir Lushtaku, i cili 23 vite me parë ra dëshmor për të mos vdekur kurrë.
Vendin e parë të këtij turneu e fitoj ekipi “Veteranët e KF Drenicës”, pjesë e të cilit ishte dhe ish kryetari i Skenderajt, djali i heroit kombëtar Hamëz Jashari, Bekim Jashari, ish komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi dhe ish trajnerë e lojtarë të këtij klubi.
Vendin e dytë e zunë, “Veteranët e Kosovës”, vendin e tretë “Veteranët e Komanovës” si dhe vendin e katërt “Veteranët Kosova Cyrih”, lojtari më i mirë u shpall Armend Dallku kurse portieri më i mirë Bekim Xani. /RTV Okarina/