Vetëm 7 raste të reja me Covid dhe asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon që gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës.

Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

 

Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

 

\RTV-Okarina\