Fortress Night, versioni kinez i lojës popullore ”Fortnite”, do të mbyllet në mes të këtij muaji.
Epic Games, e cila zotëron ”Fortnite”, deri më tani nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin për të mbyllur lojën.
Një njoftim tha se loja, e cila ka qenë e disponueshme në Kinë si “provë” për dy vjet, do të përfundojë më 15 nëntor.
Ndryshe, Kina vendos kufizime strikte për kohën që fëmijët mund të kalojnë duke luajtur lojëra online.
Ndërkohë bëhet e ditur se shumë lojëra perëndimore duhet të ndryshohen ndjeshëm për tregun kinez, si për arsye rregullatore ashtu edhe për ato kulturore.
Në gusht, rregullatori i videolojërave të Kinës njoftoi se moshat nën 18 vjeç do të kufizohen vetëm në një orë lojëra online të premteve, fundjavave dhe festave.
\RTV-Okarina\