Si pasojë e të reshurave atmosferike, të cilat filluan qysh gjatë ditës së djeshme dhe vazhduan gjatë terë natës është ngritur niveli i ujit të lumenjëve në vendin tonë.
E kjo gjendje e krijuar ka filluar të shkaktojë vërshime në shumë zona të vendit, përfshirë edhe fshatin Llaushë të Skenderajt
Stafi i RTV-Okarina ka kontaktuar me Drejtorinë e Sherbimeve Publike në Skenderaj, menjeherë pas vërshimeve, bisedë në të cilen Drejtoria deklaroi që do të merren të gjitha masat për evitimin e rrezikut nga vërshimet.
/RTV-Okarina/