Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me homologun e tij slloven, Anze Logar, me të cilin folën për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.
Gërvalla tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel dhe se tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.
“Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Kujtojmë se Gërvalla është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
\RTV-Okarina\