Në komunën e Malishevës dy vëllezër janë rrahur mes vete , sipas policisë i dyshuari ka goditur në fytyrë vëllaun e tij. I njëjti ka pranuar tretmant mjekësor mirëpo ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar.
“Malishevë 12.04.2021-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pas një debati me të dyshuarin mashkull kosovar -vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.
/RTV-Okarina/