07/07/2022 | 23:11
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka mbërritur në aeroportin e Brukselit dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi i tij si lojtar i Clube Brugge, transmeton Gazeta Metro.
Vedat Muriqi pas një eksperience jo edhe aq të mirë te Lazio do të transferohet te skuadra belge, Club Brugge.
Ai para se të nisej për në Belgjikë gjatë ditës së sotme ka treguar se kishte pasur disa oferta nga skuadra të ndryshme, por në fund kishte vendosur së bashku me menaxherin e tij kontratën më të përshtatshme.
”Kam pasur një gjysmë sezon të mirë në Mallorca, performanca ime ishte e mirë. Kishte disa oferta nga atje, kështu qe në kërkuam kontratën më të përshtatshme. Club Brugge? Do të ishte një nder të isha nënshkrimi i tyre më i shtrenjtë ndonjëherë, por unë jam ende nën kontratë me Lazio dhe ajo që vendos klubi është më e rëndësishme se unë,” tha ai për A Spor.
Ndërsa, gjithashtu përmes një postimi në Twitter falënderoi tifozët dhe drejtuesit e Mallorcas, duke thënë: ”Ju gjithmonë më keni trajtuar si një Mallorcan i vërtetë dhe keni qenë shumë mbështetës. Ju më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time që nga minuta e parë. Faleminderit për këta 6 muaj të mrekullueshëm.”
Ai ishte huazuar në Spanjë nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit dhe impakti që kishte pasur në skuadrën spanjolle kishte qenë i jashtëzakonshëm.