Motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborr të Doganës në prill të këtij viti, “ua ka zënë rrugën” kryeministrit dhe ministrave të tij, derisa ata po ecnin në sheshin e Prishtinës, në përkrahje të kandidatit të tyre për kryeqytet, dhe ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti.
Motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborr të Doganës në prill të këtij viti, “ua ka zënë rrugën” kryeministrit dhe ministrave të tij, derisa ata po ecnin në sheshin e Prishtinës, në përkrahje të kandidatit të tyre për kryeqytet, dhe ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti, raporton Ekonomia Online.
Para kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murari, ajo ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e këtij rasti, që ajo e quajti vrasje.
Ajo u ankua se ministri Sveçla nuk e ka pritur në takim, as nuk i ka kthyer përgjigje, megjithëse ka kërkuar disa herë.
“Po ju pyes juve dhe zotri Sveçlën, vëllai im Luan Berisha zyrtar i lartë në Doganë u vra në oborr të Doganës më 17 prill dhe nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash. Kemi kërkuar takim, na keni injoruar dhe nuk kemi asgjë deri tash, dhe desha të ju pyes, a jeni duke e luftuar krimin siç na keni premtuar apo jo”, thotë ajo.
Por çuditërisht përgjigje mori nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
“Jemi duke e luftuar dhe organet e rendit janë duke u marrë me gjitha këto”, përgjigjet Murati, por jo Kurti e Sveçla.
Por ajo insiston se përgjigje nuk kanë marrë asnjëherë për këtë rast.
“Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Ju kemi votuar për me luftu krimin, vëllau im u vra më 17 prill në oborr të doganës dhe nuk kemi përgjigje që gjashtë muaj e gjysmë dhe na keni injoruar totalisht”, u shpreh ajo e mllefosur.
Luan Berisha vdiq në rrethana ende të pasqaruara në oborrin e Doganës së Kosovës në Prishtinë.
Në njoftimin e Sindikatës së Pavarur e Doganës së Kosovës, me rastin e vdekjes së tij thuhej se Berisha la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë.
“Bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur! Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e humbjes së jetës së kolegut tonë Luan Berisha, i cili ndërroj jetë në moshën 45 vjeçare. Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Luan Berishës”.
\RTV-Okarina\