Vdes shoferi i Ambasadës së Kosovës në Hagë

 

Ka ndërruar jetë, shoferi i Ambasadës së Kosovës në Hagë, Artur Metani.

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të Ambasadës në Facebook.

 

 

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e parakohshme, pas një sëmundjeje të shkurtër, të kolegut, mikut dhe vellait tonë të dashur, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë.

Ngushëllimet tona të thella për familjen dhe miqtë nga Kosova, Shqipëria, Holanda dhe gjithandej.

Pusho në paqe, Artur. Do të të kujtojmë përherë”, thuhet në komunikatë.