Një grua rreth të 40-ve, dyshohet se është hedhur nga shkallët e katit të gjashtë të ndërtesës ku banonte në rrugën “Skënderbeu”.
Burimet brenda policisë kanë thënë se vdekjen e femrës me inicialet L.B., (1982) e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes dhe se e njëjta vuante nga depresioni psikik.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar Njësia e Hetimeve Regjionale Gjakovë të cilët janë duke u marrë me rastin.
Është informuar po ashtu prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion si dhe rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.
/RTV-Okarina