Vdes një 21 vjeçare dhe një grua shtatzënë nga COVID-19 në QKUK

Dy persona të gjinisë femërore, njëra 21 vjeçare si dhe tjetra 41 vjeçare si pasojë e infektimit me coronavirus, sot kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

 

 

“Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla.

\RTV-Okarina\