Andi Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva” në llogarin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë nëna e tij, shkruan GazetaDemos.
E fjalët që Komandant Malisheva ka zgjedhur t’i shkruaj pikërisht në njoftimin e vdekjes së saj, janë tejet emocionuese. Ai mes tyre ka treguar momente të bisedave që i kishte tanimë me të ndjeren, ku i njejti citoi fjali të nënës së tij “disa herë më thoje se sdo të më prisje e gjallë! Ta paska ndier zemra nënë!”
“E di se mërziteshe shumë, se sa të mundonte burgosja ime, sa shumë mall e dhembje ndjeje..disa herë më thoje se sdo të më prisje e gjallë! Ta paska ndier zemra nënë! Kam aq shumë nevojë qe të të shoh,të flas me ty,ta ndegjoj zërin tend përsëri! Kam nevojë të të therras ,të të perqafoj me te gjith forcen time dhe të them prap se të dua shumë”, u shpreh ai.
Postimi i plotë pa ndërhyrje: