Sot në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e veprimtarit Adem Demaçi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë përmes rrjeteve sociale.
Njoftimi i bërë në Facebook:
Sot paska ndërruar jetë Nëna më e shenjtë e Kosovës, LAVDI VEPRËS SË SAJ
Nëna : Xhemajlije Hoxha- Demaçi
GRUAJA QË MI PËRQAFOI DUART
E MË THA: “ERDHA QË TI PËRQAFOJ KËTO DUAR MËRGIMTARE, KËTO DUAR ME TË CILAT PO SHKRUAN PËR ATDHEUN”
Në kohën kur ujqit ulërinin dhe mjegullat e tërbimit preknin në tokë.
Kur shtëpitë kishin frikë e zemër dhe mbaheshin me njëra tjetrën me nderë;ti ishe ndër të rrallat-një Heroinë që nuk harrohet kurr, asnjëherë.
Ty Nëna Xhemajlije, ti që bashkëshortin e kishe ndër grila,vetëm pse kishte kërkuar liri pėr të gjithë,ty të mbeti jo vetëm kulmi i shtëpisë,jo vetëm fëmijët e tu,por mbi ty ra edhe më shumë pesha e robërisë.
Por ti nuk vajtove,ti nuk u dorëzove.
Ti theje qetësinë e kohës së korbave me ecjen tënde mbi zjarrin e jetës.
Edhe ato egërsira e ngrisnin kapelen prej habie,edhe ata e shihnin se ti kishe një shpirt prej mrekullie.
Ti i stepje ata,atyre u ndalej fryma e tyre e egër.
Para tyre ti ishe e paparë- kur mes hekurudhës vrapoje e zbathur me këpucë në njërën dorë që të arrije sa më shpejtë në orë – në orën e zemrës,aty ku në secilin fëmijë mbillje ditë për ditë me dashuri : germën.
Ti sillje pranverë në sytë e tyre.
Duket e largët kjo kohë për dikend,por nuk është.
Duket se ka ndodhur në tavanin e botës,por ka ndodhur në tokën e Kosovës.
Dikujt i duket e pamundur se ti u ikje përshëndetjeve me të tjerët-për ti shpëtuar ata nga ujqit që të ndjeknin.
Dhe ndoshta shpesh edhe ke tund kokën në kujtimet që të sillnin dhembje nga koha e egër, që në derën tënde trokiste me rrebeshet.
Por kujtesa jonë e dinë : sa vajza e sa djem u bënë mësues e mësuese prej flijimit tënd atdhetarë që liria të merrte ajrin në damarë.
Kur nata i hapte krahët e errët, ti ishe e lodhur por nuk ndaleshe të ëndërroje lirinë për fëmijët e tu,për fëmijët e gjithë botës.
Edhe kur trokëllinte e keqja në derë,ndoshta duart të janë dridhur por ti je lutur në heshtjen tënde duke u mbėshtetur në yjet e shumta në qiell,ti flakadane plot vlerë.
Ti që kurr nuk e the një ankesë.
Sytë e tu tërë jetën mbanin një dritë plot shpresë,një shkëlqim plot jetë.
Ti që i mposhte dimrat,që e bëre erën e egër si një faculetë për lotin tënd të qetë.
Grua e shenjtë.
Para teje shekujt do të përulen heroinë e denjë.
I ke dhënë Kosovës jetë.
Pushofsh në amshim e qetë
pranë Bacës Adem !
Ti që mi përqafove duart që po shkruaj
Ty nuk të harrojë unë asnjëherë .
Hava Kurti Krasniqi