Ka ndërruar jetë tragjikisht gazetari Sylë Osmanaj.
Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë. Familjarët e të ndjerit nuk kanë dhënë detaje të tjera për vdekjen e tij.
Osmanaj kishte punuar si gazetar në Gazetën Rilindja nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka vlerësuar lartë kontributin që Osmanaj e pati ndaj profesionit të gazetarisë dhe u shprehën ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
\RTV-Okarina\