Vdes fëmija dy vjeçar në Pejë

Një fëmijë dy vjeç ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:15 në fshatin Bokshiq, në Pejë.


Siç thuhet në raport, prindi i fëmijës kishte thënë se fëmija ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë.

“Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport