Të martën është ndarë nga jeta biznesmeni dhe humanisti mitrovicas, Latif Jashari.
Para disa ditësh familja e të ndjerit kishin këkruar gjak ndërsa të shumtë ishin qytetarët që kishin shprehur vullnetin ta ndihmojnë atë.
Biznesmeni Latif Jashari njihet edhe për ndërtimin e kompleksit banesor që në qytetin e Mitrovicës njihet si “Kullat e Latës”.
Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë djali i tij Arben Jashari, përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Me dhimbje të thellë, Ju njoftojmë se mbrëmë vonë, babai im, ndërrojë jetë.
Allahu e shpërbleftë me xhennetin Firdeus!
Për detajet e varrimit do të ju njoftojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin e familjes.