Ka vdekur Muharrem Zymberi, babai i heroit të Kosovës dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht pas një aksioni në veri të Kosovës.
I ndjeri njoftohet të ketë vdekur mbrëmë, raporton arbresh.rtvokarina.
Lajmin për vdekjen e Muharrem Zymberit e kanë ndarë të afërm dhe familjarë të tij.
“Te ALLAHUT jemi dhe te Ai do kthehemi mbramë ndrroj jetë Baba jon Muharrem Zymeri . E lus Zotin e madhërushem që të mëshiroj shpirtin e tij,e qofshë prej banorve të Xhenetit Firdeus”, kanë njoftuar familjarë të tij.Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet gjatë ditës së nesërme, më 09.12.2021, me kohën e drekës, sipas njoftimeve të familjarëve.I biri i tij Enver Zymberi ishte dekoruar me titullin “Hero i Kosovës”.