Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas pasi një fëmijë 5 vjeçar është sjellur pa shenja jete në QKFM-në e këtij qyteti, mbrëmë rreth orës 21:00.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.
Siç njofton Policia, nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij.
“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00. Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij“, njofton Policia.
\RTV-Okarina\