Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës

 

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar trendi i rritjes së të hyrave, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro më shumë së plani i paraparë.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se nëse krahasohen parametrat e njëjtë me vitin paraprak kanë arritur të kenë performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milion euro.

“Institucioni ndër më të rëndësishmit në mbushjen e buxhetit të shtetit deri më tani (janar-maj 2021) ka mbledhur tatime në total 242.9 milion euro, kjo ecuri e deritanishme e bënë ATK-në dhe stafin e saj edhe më vigjilent, në realizimin e objektivave të saj, të cilat në masë të madhe janë me karakter të modernizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj tatimpaguesve”.

 

 

“ATK synon që në pjesën e dytë të këtij viti të vazhdoj me reforma në procese si atë të hartimit dhe zbatimit të planit për përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve / deklaratave tatimore, implementimin e Strategjisë së Kontrollit 2020-2022, si dhe modernizimin e DTM-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

 

\RTV-Okarina\