IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Skenderaj janë regjistruar 6 raste me covid-19, ku 2 raste vijnë nga qyteti, 2 raste në Rezallë,dhe nga një rast në Vajnik dhe Çubrel.
Gjithashtu në tërë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 587 raste pozitive.
Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.