Policia e Kosovës ka vazhduar mëngjesin e sotëm operacionin “Brezovica 6”.
Aktualisht në disa lokacione janë duke u kryer kontrolle nga Njësia Speciale, ndërsa aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, raporton Zeri.info.
“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani.
Është raportuar se janë arrestuar disa persona deri tani. /Zëri