Vazhdon mbështetje e fuqishme për Bekim Jasharin, edhe deputeti i PDK-së, Haxhiu del haptas në përkrahje të tij

 

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën e tijë të luftës KAMISHI sonte në një intervistë në televizionin T7 ka dalur hapur në mbeshtetje të Bekim Jasharit kandidatit të pavarur për kryetarë të Komunës së Skenderajt.

Ai në mes tjerash tha që PDK-ja sa ishte nën udhëheqjen e Kadri Veselit kishte marrveshje me Bekim Jasharin për Skenderaj dhe se Kadri Veseli nuk do të garonte kundër  tijë.

Ai tha se Kryetari i PDK-së Memli Karsniqi ka gabuar dhe  nuk është dashur të garoj kundër vlerave të PDK-së në Skenderaj.

 

 

Tutje Kamishi tha që gara kundër familjes JASHARI në Skenderaj është garë kundër UÇK-së, kundër vlerave më sublime të popullit shqiptarë.

Mbeshtetja për Bekim Jasharin në Skenderaj  është mbështetje për HASHIM THAÇIN e KADRI VESELIN, është mbeshtetje për UÇK-në.

Ndër të tjera i pyetur nëse mund të penalizohet për këto deklarime Bekim Haxhiu tha që jam krenar nëse mua me penalizon dikush vetëm pse mbështes familjen Jashari.

 

\RTV-Okarina\