Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

 

Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh.

Të dyja delegacionet ai kosovar në krye me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ai serb me Petar Petkoviq patën bisedime dypalëshe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Për sot është paraparë një takim trepalësh mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësit të BE-së.

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano, tha të hënën se ”në këto bisedime teknike do të diskutohet për çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

 

 

Nga qeveria e Kosovës kanë thënë se temë e këtyre takimeve do të jetë edhe çështja e të zhdukurve.

Takimi i nivelit teknik shihet si paraprijës i atij të nivelit të lartë që pritet të ndodhë diku në fillim të vjeshtës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të fundit më 19 korrik.

 

\RTV-Okarina\