Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka treguar për vështirësitë që ka hasur pasi bëri publike ndodhinë e saj.
Krasniqi-Goodman tash ka bërë të ditur një tjetër fakt shqetësues që të mbijetuarve tjerë u thuhet të mos flasin me të.
“Që kur fola në Kosovë, unë kam kuptuar se si keqtrajtohen të mbijetuarit. Ne na thuhet të mos flasim me njerëz të caktuar, dhe tani njerëzve u thuhet të mos flasin me mua. #tëpunojmësëbashku #nukduhëttëjetënëlidhjemeego-n” ka thënë Vasfije Krasniqi.
Since I spoke in 🇽🇰 I have come to realize how survivors are mistreated. We get told not to talk to certain people, and now people are now being told not to talk to me. #worktogether#thisshouldnotbeabouttheego
— Vasfije (@VasfijeKrasniqi) January 11, 2021