Napoli vazhdon të mbetet e vetme në pozitën e parë në elitën e futbollit italian.
Skuadra e Amir Rrahmanit mori një barazim 2-2 si musafire e Sassuolos.
Pjesa e parë ishte më e qetë dhe pa shumë emocione, por pjesa e dytë dhuroi spektakël dhe plotë karër gola.
Napolitanët shënuan të parët me Fabian Ruiz në minutën 51′ pas asistim të Zielinskit, kurse golin e dytë e shënoi Mertens në minutën 59′ pas një aksioni shumë të bukur dhe asistimit të dytë personal nga Zielinski.
Në minutën 71′, Scamacca shënoi një gol të bukur ku pasi pranoi bukur topin me gjoks goditi me të djathtën dhe rihapi ndeshjen.
Në minutën 89′, kapiteni Ferrari shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin në 2-2.
Në minutën e dytë shtesë, gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq trajnerin e Napolit, Spalletti.
Një minut më vonë Sassuolo shënoi gol, por pasi gjyqtari u konsultua me VAR-in vendosi të anulonte golin pasi gjatë procesit të marrjes së topit, Berrardi shkaktoi ndërhyrje të palejuar në Rrahmanin dhe kështu ua ngriu buzëqeshjen 10.000 spektatorëve.
Pas këtij barazimi, Napoli mbetet lider me 36 pikë, një më shumë se Milan, kurse Sassuolo ndodhet e 12-ta me 19 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen tjetër, Napoli pret Atalantan, kurse Sassuolo udhëton te Spezia.
\RTV-Okarina\