Van der Bellen deklaron që Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

 

Ka përfunduar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, në Vjenë.

Pas takimit, Van der Bellen siguroi Osmanin se Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

 

 

“Austria ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e Kosovës, madje që daton që para pavarësisë. Zonja Presidente Vjosa Osmani, të jeni e sigurt, Austria do të vazhdojë mbështetjen e saj”, ka shkruar presidenti austriak.

 

\RTV-Okarina\