Gazetari Valon Syla ka kritikuar edhe një herë qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Ai thotë se Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, është dashur të shkarkohej.
Syla thotë se ndërkombëtarët po qeshin me udhëheqësit aktual të vendit tonë.
Ai kritikoi Gërvallën lidhur me pritjen në Prishtinë të Annalena Baerbock, Ministre e Jashtme e Gjermanisë.
“Po ti a e pe, a e pe Gërvallën kah ecke midis tepihut kështu ….ke tu ma qit anash (kryediplomaten gjermane). S’din as me ecë në tephih, s’din as në tepih me ecë”, tha Syla në T7.