Valdete Daka përcillet me lule nga anëtarët e KQZ-së

 

Valdete Daka është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me këtë rast Daka ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën tha se Osmani ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin gjatë fushatës për shkarkimin e saj.

“Presidentja e Kosovës dje me vendimin e saj ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit për shkarkimin tim. Ky është një vendim jokushtetues dhe i pambështetur në ligj.

Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim, jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me vetveten, por edhe qesharak”.

Ajo pas largimit nga zyret e KQZ-së u përcoll me lule nga disa anëtarë të këtij institucioni.

 

\RTV-Okarina\