Sot zyrtarisht ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 për personat mbi moshën 88 vjeçare.
E një 88-vjeçar tha se nuk hezitoi aspak ta merrte këtë vaksinë, por shpreson që kjo vaksinë do t’i shërbejë për mire të rinjve.
“Jam 88-vjeçar. E kom marr vaksinën për shkak se për ma mirë, po edhe vjet kam boll, ishalla i bën mirë te rinjve se për pleq suksese të pakta. Nuk kom hezitu me marr vaksinën, e kom marr lirshëm”, u shpreh ai para mediave.
Rikujtojmë që vaksinimi ka filluar qysh javën e kaluar duke filluar me vaksinimin e personelit shëndetësor kundër virusit Covid-19.
/RTV-Okarina/